Në një kolegj britanik ngritet flamuri kombëtar shqiptar (Foto)

Për nder të 28 Nëntorit, flamuri kombëtar shqiptar ngritet në Kolegjin “John Ruskin” në Croydon të Londrës.

Lajme

27/11/2015 23:59

Kolegji “John Ruskin”, ku vijojnë mësimin rreth 100 nxënës shqiptarë, siq thotë ambasadori i Kosovës atje Lirim Graiçevci, nderoi duke shënuar 28 Nëntorin, Festën e Flamurit, në bashkëorganizim me shoqatën shqiptare “Shpresa Programme” në Londër.

“Ishte privilegj të merrja pjesë në këtë ceremoni festive, së bashku me atasheun ushtarak në Ambasadën Shqiptare në Londër, Kolonel Ardian Lulaj. Gjithashtu, ishte nder i madh që mu dha rasti ta bëjë ngritjen ceremoniale të flamurit kombëtar shqiptar, në prani të nxënësve dhe stafit mësimor të kolegjit, pas intonimit të himnit shqiptar. Më pas, para nxënësve të tubuar, stafit dhe drejtorit të kolegjit, fola për rëndësinë e kësaj feste për të gjithë shqiptarët kudo në botë. Gjithashtu ishte kënaqësi të bashkëbisedoja me nxënësit shqiptarë si dhe me drejtorin e kolegjit, me të cilin u dakorduam për bashkëpunim në të mirë të nxënësve shqiptarë”, tha ai.

Ai felendëroi shoqatën shqiptare “Shpresa Programme”, e drejtuar nga Luljeta Nuzi, për kontributin për ruajtjen e identitetit dhe gjuhës shqipe në Britani të Madhe.

Kolegji, i cili ishte stolisur me flamuj kombëtar shqiptarë, do të mbajë, sot gjatë tërë ditës, aktivitete kushtuar kësaj feste kombëtare shqiptare./ lajmi.net

 12289596_10153724583504253_3095830912156439671_n 12311053_10153724583734253_1837095144885286_n 12279183_10153724583544253_6563897448183580679_n 12309816_10153724583369253_4516546117429233533_o