Në New York hapet shkolla e dronëve (Foto)

Kërkesa e madhe e operatorëve për aviacion është rritur shumë, prandaj me interesimin e madh është hapur një kolegj që i ndihmon studentët për të perfeksionuar teknologjinë e aviacionit.

Bota

25/02/2016 10:40

Kolegji Dowling, ka nisur një seri prej katër kurseve që ndihmon studentët për të përdorur drone. Gjithashtu kolegji ka planifikuar praktikë profesionale për pilotët që duan të avancohen më tepër, transmeton lajmi.net.

“Kjo karrierë, kjo fushë është në një rritje astronomike të shpejtë. Ka shumë mundësi të përparojmë “, thotë James Record, profesor në Kolegjin e Aviacionit në Dowling, i cili është duke udhëhequr fushën me telekomandë.

” Kjo nuk ka të bëjë vetëm me aviacionin. Kjo fushë prek çdo gjë. ”

Në fund studentët do të marrin çertifikata për teknologjinë e aviacionit dhe do të përgëzohen me emrin pilot. /Lajmi.net