Në ndërtimin e “Kosovës së Re”, do të punësohen mijëra persona

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Blerand Stavileci ka deklaruar se përurimi i Fabrikës së Ujit në Shkabaj, është shumë i rëndësishme dhe bën zgjidhje për 600 mijë banorë në mënyrë direkte dhe indirekte.

Lajme

17/03/2017 20:31

Këto komente Stavileci i bëri sot në emisionin “INFO3Live” në Radio Televizionin e Kosovës (RTK). Sipas tij ky investim i bërë nga qeveria, nga Banka Gjermane, KE, dhe Komuna e Prishtinës, përbën një nga punët më të rëndësishme për Prishtinës dhe me gjerë.

Sipas tij për disa ditë do të jetë fazë testuese. “Prej sot do të testohet për disa dhe në muajin prill do të ketë furnizim 24 orë”, ka theksuar ai.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Blerand Stavileci, ka folur edhe për Termocentralin “Kosova e re”. “Ne ishim në ShBA, dhe u takuam me investitorin. Së shpejti investitori do të jenë në Kosovë, investitorët, dhe është faza e arritjes së Marrëveshjes”, ka thënë ai. Sipas tij ndritmi i “Kosovës së re”, është një mundësi për investimet në Kosovës “Rreth 1.1 miliard euro do të jetë investimi dhe ky është një investim shumë i madh.”Ky investim sjellë gjëra pozitive për Kosovën. Gjatë ndritmi katër vjeçar do të punësohen mijëra vende të punës, por edhe pas lëshimit në punë”, ka thënë ai.

Stavileci, ka bërë me dije se janë tri veprimet për “Trepçën. “Krijimi i bordit, Statutin dhe regjistrimi i ndërmarrjes”, ka thënë ai. Sipas tij  “Trepça”, është një.