Në ndërrimin e moteve, Meda festoi bashkë me familje

Mehdin Përgjeqaj i njohur në publik si Meda, është emër shumë i dashur për publikun.

ShowBiz

02/01/2018 09:21

Ai ka qenë shumë aktiv gjatë vitit 2017, duke publikuar disa projekte radhazi, shkruan lajmi.net.

Me rastin e ndërrimit të moteve, Meda ishte i ftuar të performonte tek bashkëatdhetarët në Amerikë.

Këngëtari kishte vendosur që mos të qëndrojë larg familjes, andaj e kishte marrë gruan dhe fëmijët bashkë në atë udhëtim.

Ishte bashkëshortja e tij, Lulja ajo e cila së fundi publikoi një fotografi në Instagram në të cilën shfaqet me Medën dhe dy djemtë. /Lajmi.net/