Në momentin perfekt, ‘House of Cards’ zbulon datën e fillimit të sezonit të ri (Video)

Seriali shumë i shikuar ameikan po rikthehet me sezonin e pestë.

ShowBiz

20/01/2017 17:58

E në ditën kur në SHBA po bëhet inaugurimi i Presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara, Netflix ka lajmëruar se seria, ngjarja e të cilës zhvillohet brenda Shtëpisë së Bardhë, po vjen me sezonin më të ri.

Sezoni i pestë i ‘House of Cards’, me aktor kryesor Kevin Spacey do të pulikohet më 30 maj të këtij viti, shkruan lajmi.net.

Pas një sezoni të katërt fantastik dhe skene finale epike, fansave nuk po iu pritet të shohin se çfarë të rejash do të sjellin çifti presidencial Underwood./Lajmi.net/