Në Mitrovicë shembet bunari, dyshohet për një të vdekur

Një person dyshohet se ka humbur jetën në lagjen Shipol të Mitrovicës, derisa ishte duke e pastruar një bunar. Personi në fjalë kishte shkuar ta pastronte bunarin me pagesë si punëtor krahu. Ngjarja po hetohet nga Policia.

Lajme

02/03/2014 10:47

Dyshohet se një person ka humbur jetën në lagjen Shipol të Mitrovicës, derisa ishte duke e pastruar një bunar. Personi në fjalë kishte shkuar ta pastronte bunarin me pagesë si punëtor krahu.

Shembja e dheut ka ndodhur rreth orës 9:30 dhe me të marrë informatën në vendin e ngjarjes kanë shkuar ekipet e shpëtimit, duke përfshirë Policinë e Kosovës, Njësitë e Zjarrfikësve, si dhe pjesëtarët e Forcave të Sigurisë së Kosovës, në përpjekje për ta shpëtuar viktimën.

Ngjarjen për Veriu.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti, i cili ka thënë se ekipet e shpëtimit ende janë duke punuar në përpjekje për ta nxjerr punëtorin nga bunari.

“Ne dyshojmë se ky punëtor ka humbur jetën, por këtë nuk mund ta themi definitivisht, pasi që ekipet e shpëtimit janë duke punuar për ta nxjerrë atë nga bunari dhe vetëm atëherë do të dihet e vërteta për personin në fjalë”, tha Zahiti.

Ai sqaroi për Veriu.info se ngjarja ka ndodhur në Shipol, e jo në Shupkovc siç është raportuar se disa media.