Në Mitrovicë konfiskohen armë e municion

Policia në Mitrovicë, me datën 20 prill 2018, ka realizuar një bastisje dhe ka konfiskuar dy armë dhe municion.

Lajme

20/04/2018 13:46

Konfiskimi i armëve dhe municionit vjen si rezultat i angazhimeve operative e hetimore mbi bazën e informacioneve dhe dyshimeve të arsyeshme për ekspozim dhe posedim ilegal të armëve, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar dy armë të llojeve të ndryshme:

një pushkë automatike, një pistoletë, mbi 20 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Në cilësi të të dyshuarit për posedim ilegal të armëve është arrestuar M. K. 69 vjeçar, ku i arrestuari pas procedurave intervistuese është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar rast për vepër penale ’mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’.