Në Mitrovicë gjendet e pashpërthyer një granatë dore

Në fshatin Vaganicë të Mitrovicës është gjetur një granatë dore e pashpërthyer.

Lajme

22/01/2019 10:20

Në fshatin Vaganicë të Mitrovicës gjatë ditës së djeshme një person ka njoftuar Policinë se dirsa ishte duke ecur afër rrugës ka vërejtur një mjet të dyshimtë, raporton lajmi.net.

Sipas njoftimit, Policia e ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty kanë dalë njësitë për deminim të FSK-së dhe KFOR-it amerikan që e kanë tërhequr mjetin (granatë dore) në mënyrë të sigurt. /Lajmi.net/