Mitrovicë: Arrestohen dy meshkuj dhe një femër, dyshohen për marrje me prostitucion

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Mitrovicë, dy meshkuj dhe një femër, të dyshuar për veprën penale “Mundësim apo detyrim në prostitucion dhe Marrje me prostitucion”.

Lajme

26/02/2016 08:31

Sipas njoftimit të policisë të dy meshkuj me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje ndërsa e dyshuara femër është liruar ne procedura te rregullt, transmeton lajmi.net

“Janë arrestuar tre të dyshuar K-Shqiptar (dy meshkuj dhe një femër) janë arrestuar pasi qe për  të njëjtit ekziston dyshimi i bazuar  se kanë kryer veprat penale Mundësim apo detyrim në prostitucion dhe Marrje me prostitucion. Me  urdhër te prokurorit dy të dyshuarit meshkuj janë dërguar në mbajtje ndërsa e dyshuara femër është liruar ne procedura te rregullt”, thuhet në njoftim. /lajmi.net