Në mesditë Prishtina teston përsëri alarmin e rrezikshmërisë
Në ora 12:00, do të bëhet testimi i radhës i sistemit të alarmimit në kryeqytet. Testimi do të realizohet me zë.
Lajme
Shenja e testimit do të jetë tingull i njëtrajtshëm sirene, në kohë zgjatje prej 30 sekondave.
Pikat e funksionale të sistemit të alarmit publik
Gjithsej janë 14 pika funksionale të shpërndarë në territorin e Komunës së Prishtinës, të cilat pika janë të vendosura te:
Radio Prishtina (mbi ndërtesë).
Objekti Komuna e vjetër (mbi ndërtesë).
Kodra e Trimave st.Policor (mbi ndërtesë).
Dardani BL-XI (mbi objekt).
Arbëri Shtyllë 8-10m lartësia.
Objekti i Prokurorisë (st.policor 092) mbi ndërtesë.
Taslixhe shtyllë 8-10m.
Ulpianë (Dardani B/1/3 H-4) mbi ndërtesë.
Sh.F. Naim Frashëri (mbi shkollë).
Sh.F. Ismail Qemali (mbi shkollë).
Sh.F. Asim Vokshi (mbi shkollë).
Sh.F. e Gjelbër (mbi shkollë).
Sh.F. Hasan Prishtina (mbi shkollë).
Konviktet e studentëve (mbi ndërtesë).
Sinjalet e alarmit më zë
Paralajmërim rreziku- tingull i njëtrajtshëm sirene, në kohëzgjatje prej dy(2) minutave; Rrëzik i pa shmangshëm – tingull vajtues sirene, në kohëzgjatje prej një(1) minute; Përfundim rreziku – tingull i njëtrajtshëm i sirenës, në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) sekondave; Testimi i sirenave – tingull i njëtrajtshëm i sirenës, në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) sekondave. /Lajmi.net