“Në mes” shkëlqen me premierë në Berlinale

Filmi me regji nga Samir Karahoda që e solli Kosovë në Berlinale u prit jashtzakonisht mirë nga publiku i Berlinales, ku para të pranishmëve u paraqit e gjithë ekipa e filmit.

ShowBiz

13/02/2019 12:11

“Është një arritje e madhe për kinematografinë e Kosovës” u shpreh Ministri i Kulturës z.Kujtim Gashi i cili ishte i pranishëm në premierë bashkë me ambasadorin Beqë Cufaj dhe sekretarin e MKRS-së Veton Firzi.

Filmi trajton dy tema paralelisht: fenomenin e ndërtimit të shtëpive të njejta dhe migrimin e cila veçmas theksohet nëpër këto familje. Nëpërmjet personazheve, portretizon marrëdhënien dhe solidaritetin në mes vëllezërve; sakrificën dhe vendosmërinë e prindërve për të mbajtur harmoninë brenda familjes; kuptimin dhe rëndësinë e shtëpisë dhe shpresës në mes kthimit apo jo në vendlindje.

Filmi është prodhim i SK Pictures, i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës me producent Eroll Bilibani. /Lajmi.net/