Në Malet e Serbisë

Një numër i azilkërkuesve që vijnë nga Siria janë të strehuar në male, pa elementet bazike jetësore. Shteti i Serbisë nuk po gjen dot zgjedhje për ta. Refugjatët përballen me krizë humanitare.

Lajme

26/11/2013 11:03

Stina e dimrit po vjen, por qindra azilkërkues nga Afrika dhe Lindja e Mesme janë duke jetuar në malet e Serbisë pa qasje në elementet bazike- një shenjë e dështimit të shtetit ballkanik për të ndalur trendin e rritjes së migracionit.

Disa kanë tenda, ndërsa të tjerët janë vendosur në kasollet pyjore. Shumë prej tyre kanë vetëm rrobat e trupit për t’u mbuluar gjatë natës ndërsa përdorin ndezjen e zjarreve për të përgatitur ushqimin. Reporterët e Reuters gjetën një person i cili jetonte nën stacionin elektrik.

Të gjithë kanë kërkuar vendqëndrim nëpër shtëpitë e azilkërkuesve, por këto shtëpi nuk kanë më vend. Mbi 300 prej tyre deri më tani jetojnë në natyrë të hapur me kushte të vështira- ndërsa grupet për të drejtat e njeriut kanë ngritur zërin për gjendjen alarmante të këtyre njerëzve, duke thënë se problemi do të bëhet dhe më i madh, pasi që priten të vijnë edhe azilkërkues të tjerë.

“Kjo gjë tashmë duhet të adresohet”, thotë Komisioneri për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e  Europës, Nils Muiznieks pasi vizitoi së fundmi azilkërkuesit.

“Dimri është duke ardhur dhe dikush mund që të sëmuret rëndë apo dhe të vdes nga të ftohtit”.

Përderisa Bashkimi Europian thonë  që rrugët tradicionale të emigracionit janë përmes Mesdheut- emigrantët janë duke u përpjekur që me fat të kalojnë nga ish-Jugosllavia dhe të arrijnë në Serbi dhe në shtetin verior fqinj të Hungarisë, ku është edhe kufiri i Europës me zonën Shengen.

Trazirat e Pranverës Arabe kanë ndikuar që ky numër të rritet, sidomos nga Siria ku për më shumë se 2 vite të luftës civile më shumë se 100 mijë njerëz janë vrarë.

Numri i njerëzve që kërkojnë azil në Serbi, që në vitin 2008 ishin vetëm 52, këtë vit ka arritur shifrën e 4 mijë.

Por Qeveria e Serbisë ka qenë e ngadalshme që t’i përgjigjet kësaj kërkese dhe ka rendur pas rezistencës së komuniteteve lokale që t’u ofrojnë strehim personave që janë kapur duke dashur të kalojnë kufirin në mënyrë ilegale dhe pastaj ata kanë kërkuar azil. Dy qendrat e azilit në Serbi kanë kapacitet që të strehojnë rreth 250 njerëz.

Serbia për shumë emigrantë është ndalesa e fundit pas një udhëtimi të gjatë nga Turqia për në zonën Shengen- duke e bërë problemin posaçërisht akut.

Në shtetin fqinj të Bullgarisë autoritetet kanë përdorur qendrat e paraburgimit për të strehuar numrin e madh të azilkërkuesve, të cilët nuk kanë pasur vend në kampet e azilit. Në Maqedoni, emigrantët janë ankuar se janë rrahur nga policia dhe nga grupet mafioze- dhe janë dërguar me forcë përsëri në kufi në vend që të bëhet procedimi i tyre për të aplikuar për azil, ashtu siç e thotë ligji.

“Kjo është një krizë humanitare” thotë Rados Djurovic i cili është shef i Qendrës së Mbrojtes së Azilkërkuesve në Beograd, “Shumë prej tyre kanë kërkuar azil… dhe shteti është i obliguar që t’u ofrojë atyre akomodim”.

“Askush nuk mund të thotë nëse Serbia nuk ka kapacitet e duhur tash për tash, për të gjetur edhe 200 apo dhe 300 shtretër të tjerë- në baraka apo në shkollë”.

Serbia nuk mund të bashkëpunojë

Në fshatin Bogovadja, rreth 60 kilometra në jug të Beogradit tashmë ka aq azilkërkues sa ka dhe fshatarë, më shumë se  170 persona që jetojnë në qendër të azilit- dhe të tjetër jetojnë, në atë që  referohet si “xhungël”.

Kur radhët e gjata formohen, secili prej tyre merr vetëm nga një shujtë ushqimi në ditë.

Temperaturat shumë shpejt do të bien nën zero, teksa dimri po afrohet.

“Nuk mund të flemë natën, është shumë ftohtë”, thotë Ziad Hussein një stundet 22 vjeçar, i cili thotë se vjen nga qyteti Homs i Sirisë. “Ne nuk kemi para për të blerë ushqim dhe në kampe ata na japin vetëm njëherë bukë në ditë. Ne nuk vdiqën në Siri, por do të vdesim këtku”, thotë ai duke folur në anglisht.

Sirianët e përbëjnë grupin më të madh të azilkërkuesve në Serbi, në gjysmën e parë të këtij viti, ku ata ikën këmbë në Turqi, pastaj shkuan në Greqi, shtet ku emigrantët janë gjithnjë e më të  padëshirueshëm për shkak të recensionit të paparë.

Nga Greqia ata drejtohen drejt veriut për në Maqedoni, një shtet i ish-Jugosllavisë me të cilin Greqia ka lidhje jo të mira dhe bashkëpunimi në mes policisë është shumë i dobët. Nga Maqedonia ata kalojnë për në Serbi- zakonisht kalojnë kufirin gjatë natës.

Nëse kapen, ata menjëherë aplikojnë për azil, e cila do të duhej t’u garantojë atyre një akomodim të përkohshëm dhe pastaj t’u kërkohen letrat e identifikimit në mënyrë që të procedohet rasti i tyre për azilkërkim.

Kjo çështje, sidoqoftë, është një “patate e nxehtë” për partitë politike.

Përpjekjet e Serbisë për të ndërtuar qendrën e tretë për azil, të financuar nga Bashkimi Europian- kanë ngecur.

Një lokacion është përzgjedhur, por banorët lokalë kanë protestuar kur kjo gjë doli në media, dhe “Qeveria është dorëzuar”, thotë Djurovic.

Serbia, e cila dëboi rreth një milionë shqiptarë etnikë nga Kosova në fund të viteve 1990- akoma është duke rimarr vetën nga izolimi dhe nga lufta e mëparshme me Bosnjën- shumë rrallë ofron azil.

Duke proceduar kërkesën për azil, kjo gjë mund të marrë prej 5 deri në 12 muaj kohë, shumë më shumë kohë sesa në vendet që janë në BE.

Komisariati për Refugjatë dhe Emigrantë në Serbi, i cili në emër të Qeverisë merret me kërkesat e azilkërkuesve, tha se përpjekjet për t’u ofruar strehim në shtëpi private ka dështuar prandaj ata janë detyruar që të jetojnë nëpër male.

“Autoritet lokale kanë kërcënuar se kushdo që do që të ofrojë strehim për azilkërkuesit nuk do të marrë asnjë përgjigje”, thotë zëdhënësja Jelena Maric.

“Ky është një turp i madh për Serbinë” thotë Maric. “BE’ja ka gjasa që të na kritikojë për këtë gjë dhe ata kanë çdo të drejtë që ta bëjnë këtë gjë. Ne jemi munduar që ta hapim një qendër për azil qe dy vite”.

Serbia pret që të fillojë bisedimet në janar për të ju bashkuar BE’së, por është e pamundur që ajo t’i bashkohet BE’së përpara vitit 2020.

Maric thotë se Komisariati ka shpresuar që të gjejë një strehim të përkohshëm brenda javës, por ka dështuar që të thotë se ku, ndoshta nga frika se do të nxisë kundërshtimin e banorëve lokalë. Zëdhënësi i Qeverisë së Serbisë thotë se po pret propozimin nga Komisariati, i cili thotë se ka gjasa të pranohet.

Djurovic, nga Qendra për Mbrojtjen e Azilkërkuesve, sidoqoftë, ka alarmuar se pa një strategji afatgjate, problemi vetëm sa do të përkeqësohet për shkak të rritjes së numrit të emigrantëve.

“Serbia është fanari i fundit për rrugën e tyre drejt zonës Schengen, muri i fundit që i ndalë drejt rrugës për ëndrrën e Europës”, thotë ai.

“Me 200-250 vende për strehim, Serbia nuk mund të bashkëpunojë. Ai numër nuk përkon me numrin e azilkërkuesve vetëm vitin e kaluar- e të mos flasim për vlerësimet se sa do të jetë numri në të ardhmen”. (Reuters)