Në Madrid apo në Kinë? Pepe merr vendimin e madh

Pepe ka vendosur të largohet nga Reali i Madridit.

Sport

02/01/2017 13:25

Portugezi ka marrë një ofertë astronomike nga klubi kinez, Hebei China Fortune.

Nëse do të nënshkruajë për këtë skuadër, Pepe do të fitojë 15 milionë euro në sezon, apo trefish më shumë se që fiton te Reali, përcjellë “lajmi.net”.

Kjo ofertë ka bërë që ai ta mendojë largimin nga Madridi, ku dëshironte të qëndronte deri në fund të karrierës.

Sipas mediave spanjolle, transferimi do të realizohet në verë. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.