Në Lupç të Podujevës rifilluan gërmimet për të pagjeturit

Kur Kosova po feston ditën e çlirimit, në Lupç të Podujevës rifilluan gërmimet për t’i kërkuar të pagjeturit nga lufta e fundit.

Lajme

12/06/2018 23:37

Në këtë fshat dyshohet se në një varr masiv mund të ketë trupa të shqiptarëve të vrarë.

Latif Mehmeti, kryetar i Shoqatës së të Pagjeturve në Komunën e Podujevës thotë se është koha e fundit që Kosova të përfshijë në dialog edhe çështjen e  të pagjeturve.

“Familjarët e kanë humb shpresën në institucione. Rasti i fundit është që në platformën e bisedimeve me Serbinë si kusht të hyjë edhe çështja e të zhdukurve. Nëse kjo nuk ndodh ky proces veç po përfundon”, tha ai për televizionin publik të Kosovës.

Në Kosovë që nga paslufta  rezultojnë të zhdukur 1652 persona.