Në lokalin kushtuar Putinit, letra higjienike me fytyrën e Obamës (FOTO)

Një bar kafe i quajtur “Presidenti” është hapur në një Siberi, i cili i kushtohet presidentit rus, Vladimir Putin.

Fun

14/04/2016 13:56

Në të është vendosur edhe një set fotografik të fëmijërisë së tij, deri në ardhjen në pushtet.

Por nuk është kjo e veçanta e këtij lokali. Ajo që bie në sy është se në tualetin e këtij lokali, letra higjienike është dizajnuar me fytyrën e presidentit amerikan Barack Obama.

Edhe kancelarja gjermane Angela Merkel është e pozicionuar në një cep të lokalit, e cila është portretizuar me mustaqe si Adolf Hitler. Gjithashtu një figurë tjetër e njohur që ka zënë vend në barin siberian është edhe kryeministri britanik, David Cameron.