Në listën e organizimit të bartjes së votuesve, motra e deputetit Gorani

Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar kundërligjshem bartjen dhe shtyrjen e njerëzve për ta votuar kandidatin e saj për kryetar të Prishtinës, Shpendi Ahmeti, në balotazhin e zgjedhjeve lokale, të dielën.

Lajme

20/11/2017 21:06

Klan Kosova ka dëshmuar me pamje se si u bartën njerëzit tek qendra e votimeve nga Vetëvendosje. Duke u paraqitur si OJQ, ata u telefononin qytetarëve dhe u ofronin transport për të votuar.

Po ashtu, në Policinë e Kosovë janë dorëzuar edhe dëshmi të tjera për organizimin e bartjes së votuesve në Prishtinë nga Vetëvendosje.

Në listën e organizimit të bartjes së qytetarëve në emër të një OJQ’je, është edhe emri i motrës së një deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV’së.

Bëhet fjalë për Visare Gorani-Gashi, motra e deputetit të VV’së, Dukagjin Gorani.