Në listën e INTERPOL, 14 femra shqiptare

Interpol është vënë në kërkim të disa femrave shqiptare që dyshohet se kanë kryer vepër penale trafikim me lëndë narkotike, armëve dhe municionit.

Lajme

10/05/2014 17:25

Rrjeti ndërkombëtar i Policisë “INTERPOL” është vënë në kërkim të 14 fermave shtetase të Shqipërisë të cilat dyshohen se janë marrë me trafikimi të lëndëve narkotike, të armëve, mashtrim dhe akte serioze imorale.

Rasti më i veçantë është i një 60-vjeçarje nga Vlora e quajtur Lizhjeta Zharra, e cila është dënuar në mungesë, shkruan Shekulli.

E dyta për nga mosha madhore është 56-vjeçarja Cetina Zajmi nga Tirana, e cila kërkohet për mashtrim.

Një rast i veçantë është edhe Vergjinush Ferhat. 47-vjeçarja nga Korça kërkohet për akte serioze imorale. Në kërkim është edhe Ornela Çela (Bullaj) e cila kërkohet për mashtrim me detyrën dhe për skemë piramidale.

Kurse një shqiptare e lindur në Gjermani kërkohet për trafikim armësh me municionesh. Bëhet fjalë për Aliki Buratzi, 47 vjeç e lindur në Leipzig. Në të dhënat e Interpol rezulton e kërkuar dhe një femër për vrasje në rrethana speciale. E kërkuara është Zylfije Haklaj, 50 vjeç.

Të kërkuarat:

Ardiana Rukaj 36 vjeç, Sara Canko 30 vjeç, Zhani Kuçaj 40 vjeç, Vegjinush Ferhat 47 vjeç, Ornela Çela (Bullaj), Merita Nurce 53 vjeç, Aurela Doksani 37 vjeç, Xhevaire Velija 47 vjeç, Aliki Buratzi 47 vjeç, Mirela Ramaj 48 vjeç, Lizhjeta Zharra 60 vjeç, Ermira Beqiraj 40 vjeç, Zylfije Haklaj 50 vjeç dhe Cetina Zajmi 56 vjeç.