Në listë nuk do të jenë Hajredin Kuçi, Justina Pula, Besim Beqaj, Lata, Remi…

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) po vazhdon të konsultohet për ta hartuar listën përfundimtare me 55 kandidatë për deputetë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit.

Lajme

19/05/2017 18:33

Deri me tani nga lista me vetë dëshirë janë larguar Latif Gashi-Lata, Rrustem Mustafa – Remi, Hajredin Kuçi, Justina Pula dhe Besim Beqaj, merr vesh lajmi.net.

Gati ka treguar për lajmi.net pse është tërhequr nga kandidatura për deputet.

Në listën e koalicionit të PDK-së me AAK-në, Nismën dhe partitë e vogla do të gjendet 110 kandidatë për deputet.

AAK dhe Nisma tashmë i kanë përmbyllur listat e tyre zgjedhore. /Lajmi.net/