Në ligën më të “nxehtë” në botë: 97 pikë janë të mjaftueshme për vendin e pestë

Ligat e ulëta të futbollit jo rrallë herë dinë të dhurojnë gjëra të pabesueshme.

Sport

11/05/2018 22:13

E tillë është edhe liga e shtatë e Anglisë, e cila pas 46 xhirove të zhvilluara ka dy ekipe me mbi 100 pikë.

Ndonëse në ligat tjera të Evropës me 90 pikë fiton sezonin, në këtë ligë gjërat janë ndryshe.

Skuadrës Slough i janë dashur 99 pikë për vendin e tretë. Ndërsa Kettering dhe Weymouth me nga 97 pikë, renditen në vendin e katërt, respektivisht të pestin. Diçka vërtetë e jashtëzakonshme./Lajmi.net/