Në librin e Psikologjisë 11, gjuha e përdorur për gruan jo adekuate (Video)

Në librin e Psikologjisë së klasës së 11’të gjuha e përdorur për ta përshkruar gruan nuk po del të jetë fort adekuate.

Lajme

20/02/2017 21:35

Në libër thuhet se për mashkullin është më e rëndomt që ai të jetë më garues, dominues dhe më ngulmues ndërsa për femra thuhet se ato janë më anksioze, të depresuara dhe me vetëbesim më të ulët.

Në libër ceket se nëse një femër është e fortë, e pavarur dhe garuese atëherë ajo ka trajta mashkullore.

Këtë e kanë vërejtur edhe në Organizatën e të Rinjve për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.

“Edhe ne kemi hasur në këtë gjuhë diskriminuese ku rolet gjinore theksohen dhe ku forcohen steriotipet. Kur flitet për funksionimin e trurit thuhet se truri i femrës është i bërë për të folur dhe ai i mashkullit për të vepruar”, thonë në këtë organizatë.

Libri Psikologjia 11 është botim i vitit 2014 dhe është shkruar nga tashmë i ndjeri Akademik Pajazit Nushi në bashkëpunim me profesor Neki Junikun dhe profesorin e psikologjisë sociale Dashamir Bërxullin.

Por lëshimet nuk i panë edhe në MASHT.

YouTube player