Në Librazhd, fotografohet një fantazmë? (Foto)

Një objekt i pazakontë është kapur nga aparati fotografik tek liqeni në Fushë Studën në zonën e Steblevës (Librazhd).

Fun

12/07/2016 08:10

Gjatë një vizite të zakonshme tek liqeni, një vizitor ka vendosur të shkrepë disa foto, për të arkivuar bukuritë e jashtëzakonshme të liqenit. Në momentin që ai është kthyer në shtëpi dhe ka parë fotot, ka vënë re se kishte fotografuar një objekt të çuditshëm mbi liqen.

“U ktheva në shtëpi, po shikoja fotot që kisha bërë me familjen tek liqeni në Fushe Studën, dhe vura re një objekt të çuditshëm, të cilin gjatë shkrepjes së foto nuk e pashë. E zmadhova foton dhe u tmerrova , dukej si fantazmat nëpër filmat e Hollywood-it.” ka thënë vizitori.

Legjendat për liqenin e Fushë Studnës nuk mungojnë, një prej tyre është që ai ruan një ekuilibër gjinor në jetët e njerëzve që merr, thonin më të vjetrit. Fatkeqësisht edhë pse i jashtëzakonshëm për nga bukuritë, bukuria e tij për disa ka qenë fatale.Pamje janë të qarta, emërtojeni vete këtë objekt te çuditshëm.

24vu1vt_1468231993-2371606 sbotah_1468231992-5395719