Në laptopin e fqinjit zbuloi të vërtetën tronditëse për motrën

Një 65-vjeçar ka përfunduar në pranga pas akuzave që iu bënë nga fqinji i tij i cili i kishte kërkuar borxh për pak orë laptopin.

Fun

31/03/2017 23:28

Domingo Martinez i kishte kërkuar ndihmë fqinjit të tij, 65- vjeçarit Joe Garza, pasi kishte një problem me kompjuterin dhe i duhej një laptop. Garza ia kishte dhënë por pa menduar se ai do t’i zbulonte sekretin tronditës.

Ndërsa kishte hapur laptopin, Martinez kishte parë një folder që i kishte bërë përshtypje dhe nga kureshtja e kishte hapur. Por në të gjendeshin fotot nudo të motrës së tij vetëm 10 vjeçe.

Pas pamjeve shokuese ai ka njoftuar policinë dhe pas hetimeve të kryera dhe marrjes në pyetje edhe të të miturës, rezultoi se ai kishte abuzuar seksualisht me të për më shumë se një vit, duke i bërë foto e video gjatë aktit.

Ndaj shtetasit nga Teksasi rëndon akuza e abuzimit seksual me të mitur si mbajtja e pamjeve nudo, dhe këto ditë pritet të merret vendimi nga gjykata./shqiperiaime/