Në Kuzmin të Fushë Kosovës sulmohet zyrtari policor

Në fshatin Kuzmin të Fushë Kosovës, të shtunën një person ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor.

Lajme

29/10/2018 09:33

Të shtunën në ora 23:00 një person ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor, shkruan lajmi.net.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës, pas kontrollit tek i dyshuari janë konfiskuar një thikë dhe një sasi e vogël e substancave narkotike të llojit marihuanë.

Sipas Policisë, i dyshuari në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/