Në Kuvend u mbajt performancë artistike e artistit Sislej Xhafa

Sot, në Kuvendin e Republikës së Kosovës është mbajtur performancë artistike e artistit të njohur, Sislej Xhafa, në kuadër të ekspozitës së parë historike të tij në Kosovë, i ftuar nga Galeria Kombëtare e Kosovës.

ShowBiz

05/07/2018 19:40

Vepra “Again and Again” është krijuar në vitin 2000, me qëllim të theksimit të kompleksitetit, unitetit dhe diversitetit të shoqërisë bashkëkohore.

Kjo vepër për herë të parë u performua në Antëerp të Belgjikës në vitin 2000, ndërsa për herë të fundit u performua në muzeun MAXXI në Romë, me rastin e ekspozitës individuale ”Benvenuto“ të Sislej Xhafës atje.​/Lajmi.net/