Në kufi ndalën dy shtetas të Maqedonisë, po hynin në Kosovë me monedha të falsifikuara

Në pikën kufitareHani i Elezit janë arrestuar dy persona nën dyshimin për falsifikim të parave.

Lajme

25/06/2017 11:08

Policia e Kosovës ka njoftuar se  janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shtetas të Maqedonisë, pasi që gjatë kontrollit në veturën me të cilën ishin duke udhëtuar, janë gjetur dhe konfiskuar 75 kartëmonedha nga 50 euro, 19  kartëmonedha nga 20 euro, 3  kartëmonedha nga 10 euro dhe 6  kartëmonedha nga 5 euro, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/