Në kufi me Shqipërinë, policia greke gjen drogë dhe armë

Në fshatin Konicë të Janinës, në anë të rrugës është gjetur një çantë, ku ka pasur dy pako që kishin 1.2 kilogramë marijuanë.

Lajme

17/02/2016 16:12

Policia greke gjithashtu ka gjetur një Kallashnikov me disa fishekë. Mësohet se pranë tyre u gjet edhe një pistoletë tip “Zastava” e kalibrit 6.35 mm me një krehër me 4 fishekë.

Deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me personat e mundshëm që kanë braktisur drogën dhe armët. Por, policia po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

droge janine