Në kryesinë e PDK-së po diskutohen dy çështje

Ka filluar tashmë mbledhja e kryesisë së PDK-së e cila po mbahet në selinë e kësaj të fundit në Prishtinë. Lajmi.net sjell edhe fotografinë e shkrepur vetëm disa minuta më parë, në mbledhjen e kryesisë së PDK-së.

Lajme

25/02/2016 20:09

Aty po merr pjesë edhe kryetari i partisë, Hashim Thaçi.

Gazetarja e lajmi.net. Teuta Gashi, duke u bazuar në informacionet e marra nga burimet  e saj brenda kësaj partie, raporton se në mbledhje po diskutohet për seancën e nesërme në Kuvendin e Kosovës.

Në këtë seancë e cila do të fillojë në orën 11:00, kandidatë për presidentë janë Hashim Thaçi dhe Rafet Rama.

Gjithashtu nga burime të saj, lajmi.net ka kuptuar se në mbledhjen e kryesisë po diskutohet edhe për  procedurat që duhet ndjekur nesër  si dhe për festimet e paralajmëruara nga simpatizantët e PDK-së.

Nga takimi për një moment ka dalë Hajredin Kuçi, por ai  nuk ka pranuar të flas duke thënë se do të flasë dikush tjetër për media.

Në anën tjetër, gazetarët nuk janë lejuar në jenë prezent në këtë mbledhje të kryesisë së PDK-së./lajmi.net

Lajmi.net sjell edhe fotografinë e shkrepur vetëm disa minuta më parë, në mbledhjen e kryesisë së PDK-së.

Nga mbledhja e kryesise se PDK-se