Në Kosovë ndodh edhe kjo

Driton Rrahmani, gjyqtar në Ligën e Dytë, ka sulmuar treshen e gjyqtarëve në ndeshjen Llapi – Ulpiana, të zhvilluar në kuadër të javës së 22-të.

Sport

01/05/2015 21:19

Ngjarjet qesharake në futbollin kosovar s’kanë të ndalur.

Të sulmohen gjyqtarët nga tifozët apo lojtarët nuk është ndonjë lajm i madh në futbollin kosovar. Mirëpo, të sulmohen nga kolegët e tyre gjyqtarë, kjo ndodh vetëm tek ne.

Kështu, Driton Rrahmani, gjyqtar në Ligën e Dytë, ka sulmuar treshen e gjyqtarëve në ndeshjen Llapi – Ulpiana, të zhvilluar në kuadër të javës së 22-të.

Ai në këtë takim ka luajtur rolin e ndihmëstrajnerit të Llapit. “DRITON RRAHMANI, ndihmëstrajner i klubit të futbollit “Llapi“ nga Podujeva me numër të licencës 216 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komesarit të garave për tentim sulmi ndaj treshes së gjyqtarëve të ndeshjes Llapi – Ulpiana, pezullohet pa të drejt kryerje të detyrës, deri në kompletimin e materialit”, thuhet në njoftimin e FFK-së, përcjell GazetaOlle.com.

Besnik Batalli, S.Reçica, A.Busolli, ishin gjyqtar të kësaj ndeshje. Rrahmani më parë ka referuar në Ligën e Parë, kurse shkaku i bërjes trajner te Llapi, ka dalë në Ligën e Dytë.