Në Kosovë mungojnë paratë kesh

Shumë biznese kosovare përballen me vështirësi ekonomike.

Lajme

24/10/2014 20:29

Kjo ndodh pasi tregu kosovar ka mungesë të theksuar të parasë kesh, raporton KTV.

Florent Gorqaj, nga Agjencia e Marketingut “One solution”, thotë se ky fenomen vërehet te kompani të shumta në Kosovë. Gorqaj thotë se biznese të ndryshme, pavarësisht se përfundojnë punët, s’kanë mundësi t’i paguajnë faturat dhe në shumë raste kërkojnë t’iu ndahen borxhet në këste.

Eksperti i ekonomisë Lumir Abdixhiku thotë se mungesa serioze e parasë vjen si pasojë e disa proceseve të vazhdueshme e që, sipas tij, fillon nga proceset që kanë tërhequr paranë e Kosovës jashtë vendit.

Abdixhiku thotë se tashmë kemi një situatë kur ekziston një cikël i borxheve nga biznesi në biznes dhe me këtë po ashtu ekziston rrezikshmëri e lartë që këto biznese të përballen me kriza të mëdha deri në mbyllje.

Në aspektin e tharjes së parasë, politikat e privatizimit i kanë shndërruar ndërmarrjet publike të Kosovës në para të gatshme, të cilat në një fond së bashku janë larguar nga Kosova dhe nuk janë investuar asnjëherë, thotë Abdixhiku.