“Në Kosovë ka shumë organizata sekrete që nxisin trazira”

Ish-politikani dhe avokati, Azem Vllasi për portalin serb “alo” duke folur për sulmin që iu bë të hënën ka thënë se beson se në Kosovë veprojnë shumë organizata sekrete që dëshirojnë të bëjë kaos dhe të nxisin trazira.

Lajme

16/03/2017 13:46

“Dëshirojnë që shqiptarët të luftojnë ndërmjet. Mu për këtë mendoj se dhe dyshoj që ky të ketë qenë qëllimi i sulmit kundër meje”, është shprehur Vllasi.

Gjatë kësaj bisede për mediumin serb, Vllasi ka folur edhe për Sllobodan Millosheviqin.  Në pyetjen se çfarë mendon për Millosheviqin, Vllasi është përgjigjur duke thënë se ai nisi të shkelte nëpër Jugosllavi si elefant dhe se zhvilloi politikë të çmendur dhe me arrogancën e vet kundër Kosovës e shqiptarëve shkaktoi kaosin. /Lajmi.net/