Në Kosovë fillojnë xhirimet e filmit me regjisor nga Hollywood-i

Në Kosovë ka filluar të xhirohet një film i metrazhit të gjatë ku regjisori dhe një aktore janë amerikan.

ShowBiz

15/06/2017 22:25

Bëhet fjalë për një film që flet për punën e Policisë së Kosovës dhe suksesin e saj, mëson lajmi.net.

Regjisor i filmit është amerikani Darren Denison, i cili më herët ka realizuar filma edhe në Hollywood, ndërsa pjesë është edhe aktorja Catherine Beck.

Në këtë film marrin pjesë aktorët e njohur kosovar si, Enver Petrovci, Shkumbin Sopjani, Donika Ahmeti, etj. /Lajmi.net/