Në Kosovë do të realizohen me shumë lloje të analizave laboratorike për produktet ushqimore – Lajmi.net
Në Kosovë do të realizohen me shumë lloje të analizave laboratorike për produktet ushqimore
Autori: Lajmi.net EkonomiLajme 15:50, 2 May 2018
Sot është mbajtur konferenca përmbyllëse e projektit të binjakëzimit “Mbështetje për Laboratorin e  Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës’’ projekt i financuar nga Bashkimi Evropian i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe implementuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë AUV si vend përfitues dhe  Zyra Shtetërore për Siguri Ushqimore dhe Mbrojtje të Konsumatorit nga Saksonia e Ulët Gjermani, LAVES.

Projekti ka zgjatur dy vjet duke zhvilluar kapacitetet humane dhe përdorimin e pajisjeve të reja në zhvillim të metodave të reja të analizave në produkte të ndryshme ushqimore.

Valdet Gjinovci Kryeshef Ekzekutiv i AUV-së shprehu falënderimet për të gjithë qe kanë dhënë kontribut qe ky projekt të arrijë rezultatet të mira të cilat do ta avancojnë punën në laborator. Ai tha se falë mbështetjes se vazhdueshme nga Komisioni Evropian përmes financimit të projekteve të ndryshme autoriteti i ushqimit dhe veterinarisë se Kosovës është duke u zhvilluar në aspektin e ngritjes se kuadrove të cilët po aftësohen për të kryer detyrat vet në shumë fusha. Ky projekt qe tani përfundojë e ka ndihmuar laboratorin qe të jetë i aftë të testojë mostra në shumë parametra të cilat mostra me herët na është dashur ti dërgojmë jashtë vendit. Ne po ulim kostot shtetërore të kryerjes se analizave në të njëjtën kohë po ndihmojmë bizneset në shkurtim të afateve kohore për nxjerrje të rezultateve. Njohurin qe kanë sjellë ekspertet nga shteti gjerman, sot stafi ynë është i gatshëm ta ekzekutoj vetë.

Libor Chlad,  Zëvendës shef i sektorit për bashkëpunim , Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, në fjalimin e tije u shpreh i kënaqur me rezultatet qe ka arritur ky projekt. Tani laboratori i Kosovës në mënyrë ta pavarur do të  kryej me shumë analiza laboratorike të produkteve ushqimore të cilat kanë qen shumë të nevojshme. Konsumatoret do të ndihen me të sigurte kur e dinë se do të ketë me shumë analiza të produkteve ushqimore.

Eberhard Haunhorst President i Zyrës Shtetërore te Saksonise se Ulet për Siguri Ushqimore dhe Mbrojtje te Konsumatorit, u shpreh: Kjo është hera e tretë qe unë po marrë pjesë ne përmbylljen e projekteve të implementuara në AUV.  Rezultatet e këtij projekti në pikëpamjen time kanë qen mbresëlënëse. Duke marrë parasysh se është krijuar një frymë e re e punës ne laborator. E cila është me afër kritereve dhe standardeve të Bashkimit Evropian. Tani mund të kryen teste dhe analiza të ndryshme në mënyrë të pavarur nga vet stafi, ky edhe ka qen synim i projektit.  Urojë qe bashkëpunimi ynë të vazhdojë edhe ne të ardhmen, si vend mikë jemi të gatshëm ne çdo kohë të ndihmoj ne fushat të cilat kanë nevojë Kosova, gjithmonë duke falënderuar Bashkimit Evropian për financimin e këtij projekti dhe zyrën e BE-së në Kosovë për mbështetje në implementim. Njëkohësisht falënderoj Kryeshefin Gjinovci dhe gjithë stafin e AUV-së për bashkëpunim.

Projekti i cili papasur 359 ditë pune të ekspertëve, ka arritur qe të implementoj metoda të ndryshme për ekzaminim të me shumë se 300 substancave. Njohuritë e ekspertëve të bartën tek stafi vendor për zhvillim të pavarur të metodave të reja, ku disa nga zyrtaret e laboratorit kishin rastin qe të mbajnë punë praktike në laboratorët në Gjermani. Analizimi i mostrave është pjesë e kontrolleve zyrtare të produkteve ushqimore, apo është vërtetim i gjendjes shëndetësore të një produkti. Tani është ndërtuar një sistem për validimin e metodave ‘’screening’’- të shpejta ku në rast të rezultateve pozitive apo të dyshuara ato konfirmohen me metoda konfiramative. Ky projekt ka arritur qe për herë të parë të zhvillojë metodat konfirmative  ne disa lloje të analizave laboratorike./Lajmi.net/

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO