Në korridorin e universitetit, është zënë një mi i gjatë një metër

Një mi i gjatë një metër, nëse matet nga hunda deri në fund të bishtit, është zënë në korridorin e një universiteti në Kinë.

Fun

04/12/2015 12:06

Brejtësi gjigant – që peshon dhjetë kilogram – është parë duke lëvizur me shpejtësi nëpër korridoret dhe kulme të Universitetit Mjekësor të qytetit Wenzhou.
Stafi dhe shumë studentë janë munduar, që me rrjeta dhe me gjësende tjera, ta ndalojnë këtë mi.

Pasi më në fund është zënë, ekspertët kanë zbuluar se ky është një Copyu, një mi i madh që jeton afër lumenjve.

Ka zëra që thonë se ky është një mi laboratori, që është rritur kaq shumë, si pasojë e çrregullimeve gjenetike. /Telegrafi/

miu1