Në kopshtin e një shtëpie, zbulohet një vilë romake (FOTO)

Një vilë romake është zbuluar rastësisht nga pronari i një shtëpie që po shtrinte kabllot elektrike në kopshtin e tij në Wiltshire. Bashkë me to u zbulua madje dhe një vazo e madhe guri, ku zonja Irwin mbillte mullaga, por që kishte qenë arkivoli i një fëmije romak.

Fun

17/04/2016 15:27

Projektuesi Luka Irwin ishte duke bërë ca punime në oborrin e shtëpisë në fshat me qëllim që fëmijët të mund të luanin tenis në një hambar të vjetër.

Aty ai zbuloi mozaikun e paprekur dhe nga gërmimet doli se vila ishte ruajtur shumë mirë dhe ky ishte një zbulim i veçantë i këtyre viteve të fundit. Vila mund të ishte një ndër më të mëdhatë e këtij lloji e një familjeje pasanikësh romakë. Bashkë me to u zbulua madje dhe një vazo e madhe guri, ku zonja Irwin mbillte mëllaga, por që kishte qenë arkivoli i një fëmije romak, shkruan BBC, transmeton Syri.net.

Po ashtu u gjetën disa molusqe, që ishin rritur artificialisht, të sjella aty nga bregu me fuçi me ujë të kripur dhe që dëshmonin se vila kishte qënë në pronësi të një familjeje të pasur, përcjell Syri.net.

Nga gërmimi u shfaqën gjithashtu objekte qeramike që dëshmonin statusin shumë të lartë të pronarëve të saj, monedha, kocka kafshësh që vriteshin në gjueti.

“Ne kemi zbuluar një  gamë të madhe artefaktesh që tregojnë sesa luksoze ishte jeta në një familje të parisë dhe që do të kishte jetuar në atë vilë,” tha Dr.David Robert i “Historic Engrand”.

Dr.Roberts tha se “vila, e ndërtuar në shek. 175 – 220 para erës, nuk ishte prekur qëkurse ishte rrëzuar rreth 1400 vjet më parë, ç’ka e bën atë të një rëndësie të jashtëzakonshme. Pa asnjë dyshim, – tha ai, – ky është një vend kërkimesh shumë i vlefshëm në aspektimin e kërkimeve shkencore me një potencial të pabesueshëm. Ky është një nga vendet më të mira arkeologjike ku unë kam pasur shansin të punoj,” tha ai.

Mozaiku që u zbulua duke shtruar kabllot

Guri i varrit

Molusku