Në konfliktin në Ukrainë – mbi 3,500 të vrarë

Zyrtari i lartë i Kombeve të Bashkuara, Ivan Simonoviq ka thënë se numri i të vrarëve në konfliktin në Ukrainë ka arritur në mbi 3,500 veta.

Bota

23/09/2014 21:37

Simonoviq, i cili është ndihmës i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, tha sot në Këshillin për të drejtat e njeriut të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, se përfundimisht deri më 21 shtator, në konfliktin në Ukrainë, janë vrarë 3,543 vetë dhe se numri aktual me gjasë është “më i madh”.

Në shifrën e paraqitur janë përfshirë edhe 298 personat e vrarë në aeroplanin e udhëtarëve të Malajzisë, në muajin korrik.