Në klipin e ri të Gjikos, Elita Rudi zbulon barkun e fryrë

Reperi Gjiko sapo ka lansuar këngën e re.

ShowBiz

11/11/2018 14:29

Në projektin e ri “Distanca”, çifti Gjikolli, Gjiko dhe Elita kanë konfirmuar se po bëhen prindër për herë të parë, shkruan lajmi.net

Ndonëse i gjithë projekti si protagonistë kryesor ka Gjikon dhe Elitën në fund të klipit shfaqet një imazh i tyre në shtrat, teksa Elita ka zbuluar barkun e fryrë.

Gjiko dhe Elita u martuan në shtator të këtij viti, dasma e të cilëve bëri bujë të madhe në shtypin rozë.

Prej muajsh qarkullon lajmi se prezantuesja Rudi është shtatzënë e që më në fund u zbulua e vërteta. /Lajmi.net/

YouTube player