Në klinikën e Gjinekologjisë të QKUK’së dje u lindën 27 foshnje

Në klinikën e Gjinekologjisë në QKUK gjatë ditës së djeshme janë kryer 27 lindje.

Lajme

27/12/2017 14:42

Një prej nënave ka sjellë në jetë fëmijën e saj para kohe, shkruan Gazeta Shneta.

Sipas raportit, me operacion cezarian janë kryer 11 lindje. 16 nëna kanë sjellë në jetë djem ndërsa 11 kanë lindur vajza.  Për herë të parë nëna janë bërë tetë gra.