Në Kinë krijohen hapsira parkimi vetëm për femra

Një qytet në Kinë ka krijuar hapsira parkimi të cilat janë vetëm për femra, duke marrë parasysh vështirsitë e tyre në parkim.

Fun

02/06/2016 00:42

Këto hapsira të parkimit janë 50% më të mëdha sesa hapsirat normale për parkim dhe janë të shënuara me shenjë për të treguar se janë të rezervuara vetëm për femra, transmeton lajmi.net

Një nga zyrtarët kishte treguar se krijimi i këtyre hapsirave ishte frymzim nga disa qytete dhe vende tjera dhe se ky hap ka siguruar një efikasitet në shërbimin e trafikut gjithashtu projekti është pranuar mirë nga femrat shofere.

Ky projekt është kritikuar mjaft shumë në rrjete sociale madje duke u quajtur edhe si një formë e seksizmit.

“Respekti i vërtetë për gratë lejon që ato të kenë të njejtat të drejta sikur burrat”, është thënë në një koment.

Parkingje të ngjashme janë instaluar edhe në vitin 2009 në Korenë e Jugut e gjithashtu janë prezente edhe në biznese të mëdha si një orvatje për reduktimin e ngacmimeve seksuale./lajmi.net

YouTube player