Në këto vende do të ketë ndërprerje të rrymës këtë të shtunë

KEDS do të ndërpres energjinë elektrike të shtunë në disa zona të Kosovës për disa orë. Sipas kësaj kompanie ndalja është e planifikuar.

Lajme

24/08/2017 16:42

KEDS thotë se shkyçjet do të bëhen për shkak të shtrirjes së kabllos, me terkes të palëve të treta, kyçjes se linjës së re, etj.

Plani i KEDS:

Më  26.08.2017 në NS 110/10 kV Prishtina 7 do të ndërprehet:

  • Dalja 10kV J38 Lagja e Spitalit (Kodi: 19000038)

prej orës 10:00 deri në orën 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Shkolla Pavarësia, Lagjja e Spitalit 4/1 dhe Lagjja e Spitalit 4/2, N.N.P.”Guri” (B. Marmullaku), “Burimi Com” dhe “Standart Plus”, NPT “Burimi Comerc” 2 dhe VG Construction-Korab Gashi.

Arsyeja e ndërprerjes: Vendosja e një kthine të re dhe vendosja e kabllove XHP në NS 10/0.4kV Shkolla Pavarësia (Kodi: 19000038019).

Më  26.08.2017 në NS 110/10 kV Vushtrria 2 do të ndërprehet  prej orës 09:00 deri në orën 12:00 dhe prej orës 15:00 deri në ora 18:00

  • TS 10/0.4 kV TSK-nr.2 Gjimnazi  (Kodi: 73000001004) (Dalja 10kV Kabllot(Kodi: 73000001)

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin rrugët: Shahin Krasniqi, Rexhep Mala, rrugët: Kruja, Marin Barleti, Ukshin Kovaqica, Hamdi Ferati dhe Sheshi Adem Jashari.

Arsyeja e ndërprerjes: Shtrirja e kabllos.

Më  26.08.2017 në NS 110/35/10 kV Peja  1do të ndërprehet:

  • Dalja 10 kV Radavci( Kodi: 50000004) prej orës  12:00 deri në ora 15:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Novosella, Radavci, Brestoviku, Dogana dhe Jabllanica e Madhe.

Arsyeja e ndërprerjes: Vendosja e shtyllës këndore sipas PEE Nr. 8710.

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

1.

Më  26.08.2017 në NS 110/10 kV Peja  2 do të ndërprehet:

  • Dalja 10 kV Loxha( Kodi: 51000008) prej orës  10:00 deri në ora 13:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Loxha Qerhane, Loxha3, Loxha2, Graboc, Loxha1, Loxha e reja, Elezaj Raushiq, Raushiq Ademajt, Strellci i Ulët, Raushiq xhamija, Raushiqi ri, Raushiq, Molika, Gazmend Shabanaj, Zagerma, Lubeniq, Strellci Ulët, Lufajt, Sali Likaj, Raushiq Mahalla, Likaj, Raushiq Kulla.

Arsyeja e ndërprerjes: Ngritja e 2 shtyllave: një shtyllë 12/1600 me dy konzolla dhe një 12/1000 me një konzollë, si dhe të bëhet bartja e përçuesve ekzistues në këto dy shtylla.

Më  26.08.2017 në NS 35/10 kV Gjakova II do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Gjakova I ( Kodi: 80080011)  prej orës  09:00 deri në ora 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin rrugët: Aleksandër Moisiu, Anton Çeta, Azem Hajdari, Bashkim Idrizi, Besim Bistrazhini (një pjesë), Dëshmorët e Lirisë (një pjesë), Elena Gjika, Faik Konica, Gjergj Fishta, Hasan Prishtina, Hysni Dobruna (një pjesë), Korab Binxhiu, Migjeni, Nimon Ferizi, Orize, Rruga Londra, Rruga Vashingtoni, Skendërbeu, Yjet e Erenikut, dhe Yll Morina.

Arsyeja e ndërprerjes: Kyçja e linjës së re të një NS 10/0.4kV .

2.

Më  26.08.2017 në NS 35/10 kV Gjakova I do të ndërprehet:

  • Dalja 10 kV Skivjani ( Kodi: 80080009) prej orës  09:00 deri në ora 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Bitesh, Dobrixhë, Dujakë, Firajë, Hereç, Jasiq, Novosellë e Epërme, Novosellë e Poshtme, Osek Hilë (një pjesë), Plançor dhe Skivjan.

Arsyeja e ndërprerjes: Kyçja e linjës së re të një NS 10/0.4kV.

Më  26.08.2017 në NS 35/10 kV Dragash do të ndërprehet:

  • Dalja 10 kV Bellobradi( Kodi: 30036008) prej orës  14:00 deri në ora 18:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Bellobradi, Brruti, Kapre, Kosava, Pllajniku, Shajne, Xërxe e Sharrit, Zgatar, Zym i Sharrit; afariste: ILVA” Buqe, Restoran Dasma Zym, TS-IPKO dhe Vala.

Arsyeja e ndërprerjes: Ngritje  të shtyllave dhe shtrirja e përçuesit, sipas projektit ,,Zgjerim i rrjetit 2017 ”  Lot 10.

Më  26.08.2017 do të ndërprehet NS 10/0.4 kV  Fatmiri –Ferizaj  (Kodi: 4004203041)  (Dalja 10kV Jezerci(Kodi:4004203) në NS 35/10 kV Ferizaj III  prej orës 08:00 deri në orën 11:00 dhe prej orës 14:00 deri në ora 17:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesë: rr.Naim Beka.

Arsyeja e ndërprerjes: Punime në NS 10/0.4kV Fatmiri-Ferizaj./Lajmi.net/