Në këto komuna nesër s’ka rrymë

KEDS njofton se për shkak të punimeve të planifikuara për përmirësimin e rrjetit të furnizimit, nesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa komuna të Kosovës.

Lajme

23/02/2016 17:13

Nesër do të ketë ndërprerje në disa zona të Prishtinës, Fushë Kosovës, Klinës, Pejës, Mitrovicës dhe Ferizajt, raporton lajmi.net

Komunikata e plotë e KEDS-it:

Ndërprerjet e planifikuara për mirëmbajtjen e rrjetit nëpër distrikte

Ferizaj

1.

Më 24.02.2016  në  NS 35/10 kV  Ferizaj 3   do të  shkyçet:

Dalja 10 kV Nikadin  prej orës 09:00 deri në orën 12:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin rrugët: Riza Matoshi, Imri Halili Nikadinin, Varoshit dhe Qiraxhitë.

Shkyçja behet për shkak  të punëve të planifikuara-kyçja e transformatorit të ri në rrjet.

Prishtinë

1.

Më  24.02.2016  në NS 35/10 kV Fushë- Kosova do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Vragoli prej orës 10:00 – 12:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Vragolia, Miradia e Ulët (një pjesë), Batusa, Henci, Lagja 29  dhe Pompa FAM GA.

Shkyçja bëhet për shkak të kryerjes së punëve nga kompania NTSH “Elektra”

Pejë

1.

Më 24.02.2016 në  NS 35/10 kV Klina  do të  shkyçet:

  • Dalja 10 kV Zajmi (kodi: 520560040) prej orës 10:00 deri në orën 14:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Videja, Polci, Zajmi, Drenoci, Pjetërqi, Dugajeva, Bokshiqi, Grabanica, Dollova, Qeskova, Kpuzi, Volljaku dhe Sferka.

Arsyeja e shkyçjes:  Ndërrimi i ormanit dhe shtrëngimi i rrjetit të tensionit të lartë dhe të ulët –Poterqi.

2.

Më 24.02.2016  NS 35/10 kV Isniq  do të  ketë shkyçet :

  • LP Demhalil (kodi: 53057003) nga ora 10:00 deri në orën 14:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin rrugët: Elez Geci dhe Agim Selmanaj.

Shkyçja bëhet me qëllim të montimi i ormanit të konsumatori 6/6-NTP STINA.

Mitrovicë

1.

Më 24.02.2016 në NS 110/10 kV Skenderaj do të shkyçet:

  • LP Qyteti 1 (kodi: 72077009) prej orës 11:00 -13:00.

Pa energji do të mbesë: Lagja “Qyteti I”

Arsyeja e shkyçjes: Punime në trafostacion.