Në këto komuna nesër nuk do të ketë rrymë

Për shkak të punimeve të planifikuara për përmirësimin e rrjetit të furnizimit, KEDS-i njofton se në disa komuna nesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Lajme

24/02/2016 16:57

Përmes një kumtese për media, KEDS njofton se nesër nuk do të ketë rrymë në disa lokacione të komunës së Ferizajt, Prizrenit dhe Gjilanit, raporton lajmi.net.

Komunikata e plotë:

Ndërprerjet e planifikuara për mirëmbajtjen e rrjetit nëpër distrikte

Ferizaj

1.

Më 25.02.2016  në NS 110/35/10 kV Ferizaj do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Fshatrat (40000002) nga ora   12:00 deri në orën  16:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Fshati i Vjetër, Dardania, Sojeva, Mirosala, Bibaj dhe Zllatari.

Arsyeja e shkyçjes: Lidhja e largpërquesit të ri në largpërquesin ekzistues dhe energjizimi i TS të shtyllës së re.

Prizren

1.

Më 25.02.2016  në NS 35/10 kV Pirana pa furnizim me energji elektrike do të mbesin:

  • Dalja 10 kV Komuna Mamusha(30034005) prej orës 11:30 deri në orën 13:30.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Mamushë, Medvec, Zojzë, Serbicë.

  • Dalja 10 kV Pirana(30034008) prej orës 13:30 deri në orën 14:30.

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesë fshati: Piranë.

  • Dalja 10 kV Randobrava(30034010) prej orës 13:30 deri në orën 14:30

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Randobrave, Retije e Ulët dhe e Epërme.

  • Dalja 10 kV Krusha(30034011) prej orës 14:30 deri në orën 15:30.

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Krushë e Madhe deh e Vogël, TS Randobrava III , TS Fehmi Hoti (NTP Aulona), TS DPZ Art- Krushe e Vogël, TS Podrumi ,  TS Bashkim Duraku, TS Automekanik,  Soni com-Isuf Hajdari ,  TS Adem Hoti-Krusha e Madhe, Seperacioni 1 Maji, TS Arbëria Seperacion.

Arsyeja e shkyçjes:nNdërrimi i transformatorit 4 MVA me transformatorin e ri  8 MVA në NS 35/10 kV Piranë.

2.

Më 25.02.2016 në NS 110/35/10 kV Prizreni I  do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Podrumi(30000014) prej orës 12:00 deri në orën 15:00.

Pa energji do të mbesin fshatrat: Nashec, Zym I Hasit,Gjonaj, Kojush, Mazrek , Karashengjergj,TS Krajku III, TS Atmaxha IV-katolike.

Arsyeja e shkyçjes: punime në LP ( degëzimi i ri Zym I Hasit LP me shtylla metalike).

3.

Më 25.02.2016 në NS 110/10 kV Prizreni 3  do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Velezha (kodi: 31000030) prej orës 10:00 deri në orën 12:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Shpenadia, Caparc, Novake, Velezha, Sërbicë e Epërme, Smaqi, Legjenda, Malësia e Re,Trepetic, afariste: Mullini Rexhep Ukaj, Firma Vesel Rexhaj, Fabrika e lëngjeve Novak.

Arsyeja e shkyçjes: regullimi i  ndarësit  te kthina kryesore

Gjilani

1.

Më 26.02.2016    në  NS 35/10 kV Gjilani III  do të shkyçet:

 

  • Dalja 10 kV- Parku I Makinave(60062011) nga ora  10:00 deri në orën 14:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin rrugët: Bujanovci, Ukraincat, Ideali-1, Morava e Binqes, Xhorgj-Uashingtoni, 28-Nentori, Abdulla Tahiri,  Adem Jashari, TMK-ja, Kazerma.

Arsyeja e shkyçjes: shtrirja se kabllos XOO/OA 4×95 mm, në Projektin “Depo 28 Nëntori”- Lot6_Gjilani.