Në këtë vend ka udhëtuar Enca për ta festuar ditëlindjen

Enca Haxhia është ndër emrat më të lakuar nga bota e shoubizit.

ShowBiz

16/10/2018 12:07

Enca Haxhia pas tri ditësh feston ditëlindjen, kurse festa për të ka filluar prej sot, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja ka vendosur që kësaj radhe të udhëtojë në Paris për të festuar ditëlindjen, e këtë gjë e ka bërë të ditur përmes një fotografie në InstaStory.

“Le të fillojë udhëtimi i ditëlindjes”, ka shkruar ajo mbi imazhin që ndau me ndjekësit.

Për ndryshe, Enca Haxhia këto ditë po shijon suksesin e këngës së fundit “Kujt po i han”, në duet me reperin Don Phenom. /Lajmi.net/