Në këtë qytet baballarëve u takojnë katër javë pushim të lindjes – Lajmi.net
Në këtë qytet baballarëve u takojnë katër javë pushim të lindjes
Autori: Lajmi.net FamiljaLifestyle 9:22, 17 November 2017
Për ta bërë këtë, është dashur të ndryshohet rregullorja e personelit. Këshilltarët komunalë të të gjitha partive, përveç atyre të SVP-së kanë votuar pro.

Qyteti i Bernës ka vendosur që tash e tutje, “pushim të lindjes” të kenë edhe baballarët e punësuar në organet e qytetit, shkruan derbund.ch.

Parlamenti i Bernës e ka marrë sot një vendim me shumicë dërmuese të votave sipas të cilit, në momentin kur bëhen etër, do të bëjnë katër javë pushim me pagesë.

Për ta bërë këtë, është dashur të ndryshohet rregullorja e personelit, transmeton albinfo.ch. Këshilltarët komunalë të të gjitha partive, përveç atyre të SVP-së kanë votuar në favor të këtij ndryshimi.

Edhe deri më tash Berna në këtë drejtim ka pasur një rol pararojë: punonjësit  meshkuj të institucioneve të qytetit kanë pasur tri javë pushim me pagesë.

Babai mund t`j shfrytëzojë ditët e lira deri në një vit pas lindjes së fëmijës

Ndërkohë, paralamenti ka angazhuar ekzekutivin e komunües që të shqyrtojë mundësinë për pushim të lindjes prej 16 javësh.

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play iStunt 2
  • Play Supercar Showdown
  • Play Bubble Trouble
  • Play Turbo Racing 3