Në këtë mënyrë mund t’i eliminoni njollat e lëna nga puçrrat

Njollat e lëna nga puçrrat në fytyrë janë një nga problemet më të zakonshme për femrat.

Lifestyle

24/09/2017 19:18

Është më mirë t’i parandaloni plagët e puçrrave sesa t’i trajtoni ato. Një nga zakonet më të këqija që dëmton lëkurën dhe krijon njolla është shtrydhja e pikave të zeza. Këtë gjë nuk mund ta bëni vetë ju. Më mirë drejtohuni në një profesionist për një pastrim të plotë të fytyrës sepse nëqoftëse ato nuk shtrydhen siç duhet, rrezikoni të krijoni plagë të vogla në lëkurë.

Mjetet natyrore janë efektive nëse problemi është mjaft i kufizuar. Lëngu i limonit mund të jetë efektiv, ashtu si edhe vaji i trëndafilit të egër apo vaji i livandos.

Në raste të plagëve të thella aktuale, mjetet natyrore nuk janë të mjaftueshme dhe është mirë të vizitoheni te dermatologu. Por, kur situata është më e lehtë, do t’ju mjaftojë të eliminoni qelizat e vdekura duke stimuluar prodhimin e qelizave të reja në një mënyrë të tillë që njollat mund të riparohen natyralisht.