Në këtë ‘kasollë’, xhirohet seriali më i shikuar në Kosovë (Foto)

Është një nga serialet vendore me të shikuara, përveç transmetimit në televizionin publik, ky serial merr miliona klikime edhe në Youtube.

ShowBiz

10/06/2016 10:46

Bëhet fjalë për serialin “Çka ka shpija” i cili ka përfunduar sezonin e dytë të transmetimit në RTK.

Por a e dini në çfarë objekti bëhen xhirimet e këtij seriali?! Nga brenda ajo duket si një shtëpi luksoze, por nga jashtë ajo ngjanë me një objekt të braktisur, shkruan Magazina.al

Sigurisht që objektet e telvizionit publik nuk e kanë zgjedhur ende çështjen e prones edhe pse menaxhmenti i RTK-së ka kërkuar vazhdimisht nga institucionet që të bëjë një gjë të tillë, por kjo nuk po ndodhë.

Pavarësisht kësaj, seriali “Çka ka shpija” në ekranet televizive nuk të jep përshtypjen se xhirohet në këtë kasollë, por shihet se kushtet nuk janë nga më të mirat.

Magazina.al, ju sjell disa fotografi ku shihet ky objekt.