Në këtë ditë të vitit 1943 lindi Ken Norton, boksieri që gjunjëzoi edhe legjendën Ali (VIDEO) – Lajmi.net
Në këtë ditë të vitit 1943 lindi Ken Norton, boksieri që gjunjëzoi edhe legjendën Ali (VIDEO)
Autori: Lajmi.net SportTë tjera 11:03, 9 August 2017
.

Në këtë ditë të vitit 1943, lindi Ken Norton, ish kampion i botës në boks dhe një njeri shumë i rëndësishëm i këtij sporti.

Norton është i njohur mirë për tri betejat e tij me legjendën Muhammad Ali.

Bota e boks i kujton mirë këto luftëra, sidomos atë të parën kur në San Diego në vitin 1973 befasoi të gjithë duke mposhtur legjendën Ali, apo thënë më mirë kjo ishte vetëm humbja e dytë e Muhammad Ali në karrierën e tij.

Pak muaj më vonë, Ali arriti ta fitojë revanshin ndaj Norton, teksa e kishte mposhtur sërish pak vite më vonë në përballjen e tretë.

Norton karrierën e tij e ka përfunduar në vitin 1981 me vetëm shtatë humbje në 50 meçe. Pesë vite më vonë ai pësoi aksident të rëndë me makinë, duke mos mundur të ecte dhe të fliste përsëri.

Katër vite pas kësaj, ai ndërroi jetë në një shtëpi të pleqve, ku kishte dy vite aty brenda që luftonte sëmundjen e tij./Lajmi.net/

Fjalët kyçe: Ken Norton

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Turbo Racing 3
  • Play Bike Rivals
  • Play Berry Rush