Në këtë datë publikohet filmi biografik i Lorik Canës

Emri i tij është shumë i dashur për publikun.

ShowBiz

22/11/2018 23:20

Lorik Cana tashmë është futbollisti i preferuar i të gjithë juve i cili për disa vite me radhë ka qenë kapiten i Kombëtares Shqiptare, shkruan lajmi.net.

E për të përshkruar karrierën e tij të suksesshme është realizuar një film-dokumentar me emrin “Lorik”. Këtë e bëri të ditur vetë Cana me anë të një postimi të publikuar në Instagram, me ç’rast ka treguar edhe datën e publikimit.

“Ky është posteri zyrtar i filmit “Lorik” një film i realizuar me shumë dashuri mbi rrugëtimin tim nga miku im @andidecka që më bindi para 2 vite rreth këtij projekti…
Nuk ka qenë e lehtë por besoj ja ki dal Ando me gjithë partnerët qe të kanë mbështetur ❤ . 5 dhjetor”, shkruan ai. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BqfuUteA-06/