Në këtë datë lansohet kënga e re e Young Zerkës

Këngëtari nga Shqipëria, Young Zerka tash e një kohë është duke punuar në projektin e ri.

ShowBiz

05/09/2018 21:45

Dhe tani, ai bëri të ditur se kënga e tij që mban titullin “Nuk ma nin”, do të publikohet nesër në orën 17:00, shkruan lajmi net.

Me anë të një fotografie të publikuar në Instagram, Zerka ka njoftuar të gjithë adhuruesit e muzikës së tij se nesër diçka e re po vjen.

Para pak ditësh ai tha se: “Jam gati për të publikuar disa hite internacionale. Qëndroni në pritje. Muzika do jetë flak. Bekime për të gjithë ata që besuan tek unë. Gjithmonë dashuri dhe respekt për njerëzit e mi”.

“Belly Dancer”, është kënga e fundit e publikuar nga Young Zerka në bashkëpunim me DJ Moh Green dhe Faydee./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BnWxmkggaZg/?hl=en?&taken-by=youngzerka