Në këtë datë lansohet kënga e re e Enis Bytyqit

Këngëtari i njohur, Enis Bytyqi është goxha aktiv në projekte muzikore.

ShowBiz

17/07/2018 22:30

‘T’kam dasht”, është kënga e fundit e tij e publikuar para pak javësh ndërsa tani ka finalizuar projektin e ri, shkruan lajmi net.

Përmes postimit të fundit, këngëtari Bytyqi tregon se nesër lansohet kënga e tij e re që mban titullin “Bashk”.

Po ashtu, Enisi ka qenë i ftuar edhe në emisionin “Mirage”, ku ka rrëfyer shumë të pathënga nga jeta private dhe ajo profesionale, madje ka dhënë detaje rreth dasmës që mbahet me 1 shtator.

Vlen të ceket, se këngëtari nga Ferizaji është larguar nga grupi “On Records”, që disa muaj./Lajmi.net/

YouTube player