Në këtë datë lansohet “Dashni me raki” nga Ghetto Geasy dhe Flori

Janë bërë shumë të shpeshta duetet mes artistëve në estradën tonë.

ShowBiz

24/05/2018 18:29

Dy këngëtarë nga labele të ndryshme, kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor, shkruan lajmi.net.

Bëhet fjalë për kantautorin Flori Mumajesi dhe reperin Getoar Selimi, të cilët nesër do të sjellin këngën e përbashkët.

Në rrjete sociale ata kanë publikuar tashmë coverin e këngës, duke dhënë njoftimin se nesër (e premte), në orën 18:00 lansohet kënga e tyre.

“Dashni me raki” do të titullohet kënga e Getit dhe Florit, ndërsa kënga pritet të jetë hit i vërtetë. /Lajmi.net/

Neser ne Ora 18:00 @ghettogeasy @iamflorimumajesi #dashnimeraki #BABASTARS #threedots

A post shared by BABASTARS (@babastars_official) on